Me 10 Mars në ora 20:00, do të mbahet një koncert humanitar folkloristic me moton “ Shtrije dorën – Ndihmoje Dikë! Qëllimi i kësaj ngjarje është mbledhja e fondeve për një nënë të vetme të papunë, e cila jeton me djalin e saj të mitur. Fondet e mbledhura do të përdoren për të përmirsuar kushtet në të cilat ata jetojnë, si vendosja e dyerve dhe dritareve, riparimi i dyshemesë dhe blerja e pajisjeve elementare shtëpijake. 


Bileta do të kushtoje vetem 100 MKD (rreth 1,62 EUR) dhe mund të blehen tek kioska e biletave e Dom na ARM para fillimit të koncertit. Koncerti organizohet nga Kryqi i Kuq i komunës së Karposhit dhe Shoqata e strukturave studentore Europiane AEGEE dhe Shoqata Folkloristike Blazhevski.