Falë fushatës humanitare të quajtur Me dashuri për zemrat e guximshme, me datë 21 Qershor në Banja Lluka u hap një shtëpi prindërore për fëmijët me sëmundje malinje.
Shtëpia përmban shtatë apartamente për prindërit dhe fëmijët në trajtim, dhomë e lojërave, kuzhinë, dhomë e ndejës, zyra e shoqatës dhe një kopsht. Të ardhurat totale kanë shkuar në llogarinë e shoqatës Iskra.
Pas pajisjes së dhomave, 100.000 BAM (rreth 51.131 EUR) më shumë do të nevojiten, tha Dijana Beriq, sekretare e shoqatës së prindërve të fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet malinje, e cila po ashtu theksoi rëndësinë e kësaj shtëpie duke qenë se fëmijët do të përfitojnë kujdes të plotë.
Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik premtoi se fondet që mungojnë do të paguhen sa më shpejt që është e mundur dhe se ndërtesa do të vihet në funksion jo më vonë se dy muaj prej tani.
Burim: vijesti.ba