Familja Jusufi nga Gjilani e cila jetonte në kushte shumë të vështira, tani ka një shtëpi të re. Kjo shtëpi u financua nga një donator i quajtur Lulzim Bajrami, kurse u mundësua nga projekti i komunës së Gjilanit me emrin pak nga ne, shumë për ata. Çelësat e shtëpisë së re iu dorëzuan familjes nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Lulzim Bajrami.
Projekti i komunës ka treguar sukses të madh. 16 shtëpive të përfunduara do tu bashkohen edhe 4 të tjera deri në fund të vitit. Po ashtu, 40 familje kanë përfituar nga ky projekt në renovimin e shtëpive dhe 37 të tjera në pagesë të qirasë.
Burim: kosovapress.com