Fitimtar Lala një ish-banor i fshatit Vinjollë në Kurbin, por që prej vitesh jeton në SHBA, investoi për ndërtimin e rrugës Vinjollë-Gallatë me një gjatësi prej 18 km.
Banorë të zonës thonë se ky aks ishte bërë i pakalueshem nga amortizimi dhe në raste të sëmundjeve atyre u duhej të udhëtonin për orë të tëra, ndaj ky investim ishte i domosdoshëm. Rruga nuk kishte parë rikonstruksion prej më shumë se 25 vite. Sipas tyre tashmë udhëtimi nga zona e thellë malore deri në Milot bëhet në një kohë të shpejtë dhe pa probleme.
Fitimtar Lala ka qenë në vazhdimësi i pranishëm me investime në shkolla qendra shëndetësore dhe infrastrukturën rrugore në fshatrat e Kurbinit. Në këtë mënyre ai ju ka kthyer shpresën banorëve të kësaj zone për të jetuar në këtë vend që nuk ka njohur investime nga shteti prej dekadash.
Burim: shqiptarja.com