Të dielën, me datë 27 Dhjetor, organizata humanitare e studentëve shpërndau dhurata për Vitin e Ri për 1.300 fëmijëve nga familje me vështirësi ekonomike, fëmijë nën moshën 14 vjeçare të përfshirë në programin Jacanje porodice të SOS fshatrave në Bosnje dhe Hercegovinë, fëmijët në klasën e parë në shkollën fillore Srednje, fëmijë të shoqatës së pacientëve me sklerozë multiple në Sarajevë, nxënësit e shkollës fillore Grivice, fëmijë nga qendra për edukum dhe rehabilitim Vladimir Nazor nga Sarajeva, komuniteti social dhe pedagogjik Bihac dhe fëmijët nga Maglaj, familjet e të cilëve ishin prekur nga vërshimet e vitit 2014, si dhe shumë të tjerë. Një numër dhuratash do tu jipen fëmijëve të regjistruar në komunitetin humanitar islamik të Gorazhdës. Dhuratat u mblodhën në kuadër të projektit Asnjë fëmijë pa dhuratë.
Burim: klix.ba