Shoqata e basketbollit në Serbi, në bashkëpunim me shoqatën serbe të trajnerëve të basketbollit dhe familjen Kokoshkov është duke organizuar shitjen humanitare të fanellave të yjeve të famshëm NBA dhe Evropianë. Kjo fushatë humanitare, e quajtur 18 për 18 (18 za 18) do të mbahet gjatë turneut kualifikues olimpik FIBA 2016, i cili do të organizohet nga 4 deri me 9 Qershor në Beograd.

Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e fondeve për blerjen e pajisjeve respiratore për tu ardhur në ndihmë pacientëve që po vuajnë nga Amyotrophic Lateral Sclerosis (ALS). Trajneri i famshëm i basketbollit Aco Petrovic, ka vdekur së fundmi nga kjo sëmundje.