Nesër, të martën me datë 22 Dhjetor prej orës 10 deri në orën 4 pasdite në sheshin kulturor në Tivar, mbahet pazari humanitar për vitin e ri i organizuar nga komuna, organizata e grave të Tivarit dhe Kryqi i Kuq i Tivarit. Gjithë njerëzit e vullnetit të mirë janë të ftuar të marin pjesë duke blerë suvenire, dekorime për vit të ri, bizhuteri, biskota dhe tjera produkte në çmime simbolike dhe të gjitha fondet e mbledhura do të dhurohen për trajtim mjekësor të Marija Kovaqeviq dhe për pajisjen e klinikës së shëndetit të fëmijëve në qendrën shëndetësore të Tivarit. Do të marrin pjesë DJ, kroi i shkollës së muzikës dhe ai i Belisima, grupet e vallëzimit Enigma dhe Modest që do të performojnë në ngjarje dhe studio Vlado Hair Design do të sigurohet që të dukemi të mrekullueshëm.