Këtë verë, Mali i Zi hapi Qendrën e parë të Fitnesit për personat me aftësi të kufizuara, duke ju falënderuar Shoqatës për Mbështetjen e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe kampanjës “Jeto shëndetshëm, ec drejtë” (Live Healthy, Walk straight). Tani, Banka Societe Generale iu bashkua kauzës së tyre dhe bleu një pajisje të re për fitnes.
Përdoruesit e fitnesit kanë mbështetje konstante dhe asistencë nga instruktorët dhe fizio-terapeutët, dhe ata gjithashtu kanë transport të rregullt. Drejtori i Shoqatës thotë se rezultatet dhe progresi janë të dukshme, jo vetëm tek aftësitë motorike të përdoruesve por gjithashtu edhe në sjelljen e tyre. Kjo edhe një herë e vërteton se si shoqërimi dhe sportet kanë influencë të madhe në përfshirjen e tyre.
Projekti u mbështet nga Ministria e Sportit dhe tani nga Banka Societe Generale në Mal të Zi, e cila bleu një Body Analyzer (Analizues të trupit) – një pajisje e re e cila matë parametrat e përbërjes së trupit që është veçanërisht e rëndësishme për përdoruesit e fitnesit me sindromën Down.
Përveç kësaj, Banka Societe Generale në Mal të zi dhuroi edhe një pajisje didaktike për përmisimin e mësimdhënies në shkolla dhe kopshte të fëmijëve, e cila kap vlerën prej 12,000 EUR. Fokusi ishte tek fëmijët me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fëmijët më autizëm. Ky projekt është vazhdimësi e projektit të vitit të kaluar, gjatë të cilit 24 institucione edukative u pajisën me kompjuterë dhe pajisje didaktike.
FOTO: onogost.me