Në ndërtesën e re të Shtëpisë së Sporteve në Makedonska Kamenica hapet salla e parë e palestrës, e cila u dëshmua si një sukses i plotë. Për një mënyrë jetese të shëndetshme, si dhe për një pamje fizike te shëndetshme, muaji i parë ishte gratis, në mënyrë që më shumë të rinj të vizitojnë këtë sallë.
Salla e palestrës është një dhuratë nga Miniera Sasha, e cila ka investuar 30,000 EUR për blerjen e makinave moderne të stërvitjes. Maksim Prohorov, drejtori për investime në Minierën Sasha, theksoi se ata janë një kompani me përgjegjësi shoqërore që do të vazhdojë të investojë në klube sportive, përmes blerjes së veshjeve dhe pajisjeve të përshtatshme.
Investimet në sport dhe klubet sportive në Makedonska Kamenica kanë përmirësuar kushtet për trajnimin dhe punën e klubeve, duke përmirësuar rezultatet dhe sukseset e klubeve nga qyteti.
Burim: http://a1on.mk