Radio Televizioni i Serbisë (RTS) – shikuesit dhe dëgjuesit kanë mbështetur kampanjën “Libri i Solidaritetit” (Kniga solidarnosti) për 40 vite, me qëllim të sigurimit të librave për shkollat dhe libraritë shkollore përgjatë Serbisë.
Këtë vit, ata kanë mbledhur më shumë se 1,000 lubra në ndërtesën e Radio Beogradit, të cilat do t’I dhurohen shkollës fillore “19 Oktobar” në fshatin Marsic afër Kragujevcit. Gjithashtu, 12,000 më shumë do të dhurohen për shkollat e tjera në Serbi.
Kjo kampanjë ka vazhduar për 4 dekada dhe deri tani ka mbledhur rreth 3 milion libra, por gjithashtu shumë furnizime të tjera shkollore, pajisje teknike dhe sportive gjithashtu. Duke ju falënderuar kësaj, më shumë se 1,300 librari të manastireve dhe shkollave lokale u themeluan dhe zgjeruan thesaret e tyre. 37 librari të tjera në Francë, Gjermani, Austri, Zvicër, Hungari, dhe Rumani u hapën. Të gjitha këto ishin të mundura falë një numri të madh të qytetarëve, shtëpive botuese, institucioneve, librarive dhe organizatave dhe vullnetit të tyre të mirë.
Burim: http://www.rts.rs/