Me rastin e Ditës botërore të Diabetit, Shoqata për Luftën Kundër Diabetit e qytetit të Beogradit "Blue Circle" ka organizuar maratonë dhe gara mbështetëse të quajtura "Rrethi i Kaltër rreth Adas" me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit lidhur me rëndësinë e aktivitetit fizik dhe mënyrën e shëndetshme të të jetuarit në parandalimin e diabetit.

Maratona dhe gara mbështetëse u mbajtën të Dielën, me 13 Nëntor, herë të pestë me radhë ku morën pjesë 170 vrapues nga Serbia, Maqedonia, Bosnia dhe Herzegovina dhe Kroacia.