Vjera Matulić nga Postire, ishulli i Braçit, e përkrahur nga familja dhe fqinjët e saj, filloi një grup ne Facebook të quajtur Iznajmljivači sa srcem – Qiradhënësit me Zemër, me qëllimin për të frymëzuar qiradhënësit nga e gjithë Kroacia për të ofruar apartamentet e tyre falas. Znj. Matulić u bën thirrje kolegëve të saj se në rast se ata nuk kanë ndonjë pushim të rezervuar, të ndihmojnë familjet e fëmijëve me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale ose prindërit kujdestarë, të cilët nuk mund t’I përballojnë financiarisht pushimet.

Grupi po rritet me shpejtësi dhe aktualisht ka mbi 3,500 anëtarë që nuk janë vetëm duke dhuruar apartamentet e tyre, por gjithashtu duke ofruar transport falas deri në destinacionin përfundimtar. Vizitorët vijnë nga e gjithë Kroacia, por edhe nga Bosnja dhe Serbia, kështu që qiradhënësit me zemër po u bëjnë thirrje kolegëve të tyre nga Mali i Zi që të bashkohen me fushatën dhe të ofrojnë apartamentet e tyre.

Sezoni i pushimeve të verës sapo ka filluar, kështu që shpresojmë që nga fundi i saj në fund të shtatorit, mijëra fëmijë do të kenë pushimet e tyre të ëndërrave falë qiradhënësve me zemër.