Qendra për Vajzat Organizon një Fushatë për Ngritjen e Fondeve për Seminaret mbi Dhunën ndaj Vajzave
Lufto Dhunën Kunsër Vajzave përmes Edukimit është emri i kampanjës për ngritjen e fondeve nga Qendra e Serbisë për Vajza, e organizuar në platformen GlobalGiving. Deri në fund të shtatorit, at apo përpiqen të ngrisin 5,000 USD dhe 40 donatorë, për të siguruar një vend të përhershëm në këtë platformë. Ndihmoni ata të arrijnë qëllimin e tyre, qe do t’ju mundësonte atyre të vazhdojnë punën në seminare dhe teatër për fuqizimin e vajzave dhe grave të reja.
Ky projekt mundëson edukimin e 300 vajzave dhe 300 të rinjëve në temën mbi dhunën ndaj vajzave dhe grave përmes punëtorive edumative dhe forumeve teatrale në 6 shkolla në 3 qytete në Serbi. Ata po shpresojnë për të siguruar një vend përmanent në këtë platformë dhe të vazhdojnë punën në fusha të cilat po rendojnë vendin, me përmasa të dhunës ndaj gruas gjithandej: çdo e dyta grua apo vajze në Serbi e ka perjetuar një formë të saj.
Qendra për vajzat (Centar za devojke) është një organizatë nga Nishi, Serbia, me mission të fuqizimit të vajzave dhe grave te reja përmes edukimit, aktivizmit dhe kreativitetit. Ata u themeluan ne vitin 1998 me iniciativen e dy vullnetarëve nga Linja e Ndihmës SOS për Grate dhe Fëmijët viktima të dhunës. Ata kanë organizuar një numër të madh të projekteve, duke përfshirë një linjë telefonike SOS, dhoma takimesh, punëtori, ligjerata, asistence psikologjike, teatër aktiv feminist, dhe festival. Tre brengat kryesore janë parandalimi I dhunës ndaj vajzave, parandalimin I trafikimit te qenjeve njerëzore/vajzave dhe shëndeti I grave. Mbështetni kauzen e tyre këtu.