Këngëtarja Maqedonase Kristina Arnaudova përsëri edhe këtë vit nëpërmjet Shoqatës "Projekti Lumturia", arriti të siguronte veshje, këpucë, dhe aksesor të tjerë për 110 nxënës që do të diplomohen, janë diplomuar apo sapo kanë nisur studimet dhe nuk kanë mundësi financiare. Ky projekt titullohet Të Diplomuarit e Lumtur dhe përfshin më shumë se 200 donator individë dhe 50 vullnetar në të gjithë Maqedonin. Meqënëse shumë donator kanë qënë pjesë e kësaj iniciative, do të citojmë disa nga to:
-Kompania Mak Jeans dhuroi veshje nga gama e produkteve të tyre për nxënës që do të diplomohen, me një vlerë prej 14.000 MKD (rreth. 227 EUR)
-Kompania L-D doo Strumica dhuroi triko për të gjithë anëtare e gjinisë femërore, brendi La Dama me një vlerë totale prej 25.000 MKD (rreth 405 EUR)
-Shoqata e Qytetarëve, Prindërve dhe Fëmijëve RID Shkup nëpërmjet fushatës për grumbullimin e fondeve, dhuroi 20.000 MKD (rreth 324 EUR) për dy studentë të diplomuar
- Atlier Antonija dhuroi një fustan për një vajzë të stiluar nga Antonia Ristovska me një vlerë totale prej 9.270 MKD (rreth 150 EUR)
Ne e përshëndesim këtë iniciativë dhe i përgëzojmë të gjithë qytetarët, të cilët me dhurimet e tyre do të zbukurojnë një nga mbrëmjet më të bukura të adoleshentëve!
Burim: https://www.facebook.com