Klubi Rotary Kapitol i Zagrebit që nga viti 2008 ka ndërmarrë kampanjën e quajtur Korak u život ( Hapi në jetë) e cila siguron bursa për fëmijët pa përkujdesjen e prindërve. Gjatë tetë viteve të kaluara janë shpërndarë bursa për 220 fëmijë me vlerë përafërsisht 4,000,000 EUR, të cilët përfunduan shkollimin e mesëm dhe duhej të largoheshin nga institucionet sociale. Kampanja e këtij viti ka filluar në Shkurt me një koncert të bendit të famshëm kroat Parni Valjak në sallën Muzikore Lisinski të Zagrebit. Kampanja ka vazhduar me koncertin e Petrit Ҫekut, koktejin e organizuar nga Miss Universe Croatia dhe shfaqjen e modës së disenjatorës Aleksandra Dojčinović në Akademinë Kroate të Shkencës dhe Artit. Organizimi i madh dhe i fundit për këtë vit për mbledhjen e fondeve do të mbahet këtë të premte me 4 Nëntor në Teatrin Kombëtar të Kroacisë në Zagreb me koncertin e rok bendit  Prljavo kazalište. Bendi i famshëm do të ketë mbështetje të madhe nga Orkestra Filharmonike e Zagrebit dhe kori akademik Ivan-Goran Kovačić