Të premten, më 7 Prill Banka e Zagrebit DD, e cila është pjesë e UniCredit Group, festoi 10 vjetorin e Programit të Përpueshmërisë së Dhuratave. Organizatat poteniciale për të përfituar nga ky program po aplikojnë në website e Fondacionit UniCredit, pra punonjësit mund të zgjedhin një program dhe të bëhën ambasadorët e tij. Punonjësi më pas promovon punën e organizatës, inkurajon kolegët të dhurojnë, dhe në fund të çdo cikli Fondacioni UniCredit dyfishon shumën e donacionit. Gjatë dhjetë viteve të fundit punonjësit e Bankës, me mbështetjen e Fondacionit UniCredit, dhuruan më shumë se 2.500.000 HRK (rreth 350.000 EUR) dhe mbështeti punën e më shumë se 80 organizatave jofitimprurëse në të gjithë Kroacinë. Në emër të të gjitha institucioneve përfituese Zj. Dinka Vukovic, presidente e Shoqatës Down syndrome Kroaci, shprehu mirënjohjen për të gjithë punonjësit e Bankës së Zagrebit DD dhe UniCredit Group për të gjithë mbështetjen e ofruar për të gjithë organizatat e vogla jofitimprurëse.