Qendra mediatike Svjetlo rijeci në Sarajevë po organizon promovim të albumit të quajtur Pjesma nad pjesmama (Kënga e këngëve) me datë 10 Tetor në qendrën kulturore boshnjake në Sarajevë. Qëllimi humanitar i këtij albumi është pajisja didaktike e qendrës Nada për edukim të fëmijëve dhe rinjve me aftësi të kufizuara, ofrimi i mbështetjes për edukimin e studentëve në gjendje ekonomike të dobët dhe studentëve të shkollës françeskane të Bosna Srebrena, si dhe ofrimi i mbështetjes për fondacionin Ivo Andric-Vladimir Prelog për Universitetin dhe bursat e shoqërisë kulturore kroate Napredak nga Sarajeva. Projekti është i fokusuar tek fëmijët me nevoja të veçanta si dhe në zhvillimin dhe edukimin e nxënësve dhe studentëve në nevojë.