Ekspozita e shitjes së pikturave të Slikari Srcem za djecu oboljelu od Raka (Piktorëve me Zemër për Fëmijët me Kancer) u organizua më 31 mars dhe grumbulloi 3.200 BAM (rreth 1.636 EUR). Shumica e pikturave ishin shitur para se të niste ekspozita dhe të ardhurat totale janë 7.000 BAM (rreth 3.579 EUR).
Eventi ishte një iniciativë e Majevica Art Colony dhe piktorët nga Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Austria dhuruan pikturat e tyre. Qëllimi i kësaj ekspozite ishte për të ndihmuar Shtëpinë e Prindërve në Sarajevë, e cila u hap në vitin 2016 dhe ka qenë një shtëpi për 60 familje të cilët kishin fëmijë që po kuroheshin në Departamentin Pediatrik të Hematooncologjisë brenda Klinikës Mjeksore Universitare të Sarajevës.
Disa piktura janë ende në dispozicion dhe mund të blihen në Shtëpinë e Prindërve.
Burim: radiosarajevo.ba