Kalendari Pelisterka për vitin 2016 ka dalë zyrtarisht në shtije. Lojtaret femra të ekipit maqedonas kampion të hendbollit, Vardarit pozuan për foto në dhomën e veshjeve dhe në fushën e qendrës sportive Jane Sandanski. Të gjitha fondet e mbledhura nga shitjet e kalendarëve do ti dhurohen shoqatës Borka. Kjo do të zyrtarizojë fillimin e partneritetit afatgjatë të kompanisë me shoqatën. Pelisterka dhe Borka së bashku do të implementojnë një numër projektesh në mbështetje të njerëzve që luftojnë me kancer.
Burim: borka.org.mk