Jovan Simiq, njeriu i cili ka arritur të bëj përshtypje me veprimtarinë e tij humanitare, organizon për herë të dytë pazarin e Sportit me qëllime bamirësie në 4 dhjetor duke filluar nga ora 7 e pasdites në shtëpinë Mikser në Beograd.

Atletë dhe të famshëm nga Serbia do të shesin personalisht veshje sportive dhe të ndajnë me pjesëmarrësit çaste nga karriera e tyre.

Qëllimi i kësaj bamirësie është për të mbledhur fonde për ndërtimin e Departamentit të Onkologjisë për Fëmijët në Qendrën Mjekësore të Nishit. Organizatorët janë Jovan Simiq sëbashku me Fondacionin Exit, NURDOR dhe Mikser House.