Nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore Johann Heinrich Pestalozzi në Shkup organizuan pazarin humanitar të premten, me datë 30 Tetor për të shënuar festën e Halloween. Gjatë aktivitetit të quajtur: Virtyti i kungullit si ushqim i shëndetshëm-një përzierje a kulturës tradicionale maqedonase dhe asaj perëndimore, nxënësit kanë theksuar rëndësinë e kungullit si ushqim i shëndetshëm që duhet të hahet më shpesh duke marrë pjesë në një punëtori kreative dhe në pazarin humanitar. Paratë e mbledhura nga pazari do të përdoren për trajtimin mjekësor të një nxënësi nga kjo shkollë që vuan nga një sëmundje e rëndë.