Të martën, me datë 22 Dhjetor u mbajt pazari tradicional humanitar i Vitit të Ri në Tivar, i organizuar nga komuna e Tivarit, organizata e grave dhe kryqi i kuq i Tivarit. Shuma totale e mbledhur është 3.567 EUR, prej të cilave 2.000 EUR do të dhurohen për pajisjen e klinikës pediatrike në qendrën shëndetësore të Tivarit dhe 1.567 EUR do të përdoren për trajtimin mjekësore e Marija Kovaqeviq.