Nxënësit në klasat e fundit te Gjimnazit të Banja Llukës organizuan „Panairin e Biskotave” me karakter humanitar. Panairi u mbajt në ambientin e shkollës më Nëntor 17. Çmimi i biskotave ishte 1 BAM (rreth 0.50 EUR) dhe të hollat e mbledhura do të jepen për bamirësi.

Numër i madh i qytetarëve mbështetën këtë fushatë dhe pothuajse të gjitha biskotat u shitën. Vizitorët mundën të shijojnë ëmbëlsira tradicionale me mollë, tufahije dhe specialitete të tjera.

„Ne kemi organizuar këtë kampanjë për tre vite me radhë. Gjithashtu ne sigurohemi që të hollat e mbledhura tu dhurohen familjeve në nevojë,” tha Marija Babic, një nga organizatoret.

Mësimdhënësit, nxënësit dhe një numër i madh i qytetarëve kanë marrë pjesë në fushatë. „Pothuajse çdo nxënës bleu biskota dhe kemi pasur shumë vizitorë të cilët erdhën vetëm për të blerë ëmbëlsira të përgatitura në shtëpi”, tha Marija Bocić, një nxënëse.

Të gjitha fondet e mbledhura gjatë panairit do t'i dhurohen një familjeje shumë anëtarëshe nga Banja Lluka.