Si pjesë e përvjetorit të 10-të të restorimit të pavarësisë, Ministria e Arsimit të Malit të Zi nisi organizimin e panaireve të suvenirëve të bëra nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Mbi 2.000 EUR u mblodhën në panairin e Nikshiqit të cilat do ti dhurohen departamentit të fëmijëve në spitalin e përgjithshëm të Nikshiqit, kurse 1.500 EUR nga Kolashini do të përdoren për trajtim mjekësor të një vajze nga ky vend. Fondet e mbledhura në Mojkovac (800 EUR), Tivat (1.011 EUR), Berane (422 EUR) dhe Ulqin (982 EUR) do të dhurohen qendrave të kujdesit ditor për fëmijë me aftësi të kufizuara në këto qytete.
Burim: cdm.me