Le të shikojmë prapa në Konferencën Philanthropy Know-How 2017 të mbajtur nga Catalyst Balkans dhe Fondacioni Trag më 9-10 maj në Beograd. Në mesin e 60 organizatave pjesëmarrëse të angazhuara dhe aktive në këtë sektor në Serbi ishte Bordi Editorial Vesti, që paraqiti fushatën e saj Humanitarni most (Ura Humanitare).
Vetëm në vitin 2016, Catalyst-i regjistroi 720 artikuj të Vesti, tregime për njerëzit që kishin nevojë për ndihmë dhe njerëzit me zemër të madhe që i ndihmuan. Për vite të tëra, Vesti ka qenë duke i lidhur me sukses njerëzit në nevojë me bamirësit e tyre. Vitin e kaluar, në sajë të Bordit Editorial Vesti, ne dëshmuam rastin e 2-vjeçares Sofija Nikoliç, e lindur me një probleme në trake dhe ezofag, e cila u shërua pas operacionit në Paris. Bordi Editorial Vesti gjithashtu premtoi të na informojë për rastin e Teodora Vranjeseviç nga Kragujevaci, për trajtimin mjekësor prej të cilëve 350.000 EUR u mblodhën në kohë shumë ë shkurtër.
Ura humanitare u themelua në vitin 1992 me iniciativën e Dušan Vidakoviç, president i kompanisë Nida Verlag. Ne i urojmë ata për suksesin e tyre dhe shpresojmë të lexojmë më shumë për përfundime të lumtura!
Burim: http://www.vesti-online.com