Kompania BM Kameleon nga Podgorica, gjatë fushatës 5 mujore për përgjegjësinë sociale të korporatës, ka përfunduar rindërtimin komplet të shtëpive të 10 familjeve në nevojë nga Podgorica. Kompania mundësoi të gjitha materialet dhe pajisjet e nevojshme, si dhe personel të trajnuar që kryenin të gjitha punët. BM Kameleon është duke planifikuar aktivitete të reja për vitin 2016 dhe është duke ftuar të gjitha kompanitë malazeze të fillojnë fushatat për përgjegjësinë sociale të korporatës.
Burim: cdm.me