Oda Ekonomike e Serbisë ka ndarë për të gjashtën herë më radhë, Çmimin Kombëtar për bizneset me përgjegjësi shoqërore për kompanitë të cilat kanë treguar përkushtimin më të madh për parimet e përgjegjësisë shoqërore. Çmimet u ndanë në tri kategori: për kompanitë e mëdha, të mesme dhe të vogla/mikro. Konkursi zgjati për gjashtë muaj, dhe 50 kompani morën pjesë në të.
Në kategorinë e kompanive të mëdha, në mesin e fituesve janë Delta Holding, Ball Packaging Europe nga Beogradi, Alfa Plam nga Vranja, Apatinska pivara nga Apatini dhe Delhaize Serbia.
Në kategorinë e kompanive të mesme janë kompanitë Rudnik dhe flotacja Rudnik nga Rudniku, Hyatt Regency nga Beogradi dhe JP Gradsko stambeno.
Në kategorinë e kompanive të vogla/mikro, fituesit janë Inmold plast nga Pozhega, kompania farmaceutike GSK, Eco Fenix B Team nga Subotica, Bratner Ëaste Economy nga Novi Becej dhe Slobodna zona Pirot (Zona e Lire Pirot).
Çmimet u ndanë nga komisioni i çmimeve duke përfshirë përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministrisë së Agrikulturës, organizatave jo-qeveritare, Ambasadori i Zhvillimit të Qëndrueshëm, dhe gjithashtu Olivera Kovacevic, Editore e Shërbimeve Publike në Radio Televizionin e Serbisë.
Burim: novimagazin.r