Nxënësit e shkollës fillore Meto Bajraktari kanë iniciuar një aksion duke promovuar dhe shitur produktet e Ndërmarrjes sociale Amë, pjesë e shoqatës Down Syndrome Kosova. Me shitjen a mjaltës natyrale Amë e cila paketohet nga personat e prekur me sindromën Down, si dhe kartolinave që janë punë dore, nxënësit kanë arritur të mbledhin 1.158 EUR. Qëllimi kryesor i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes rreth përkrahjes së personave me sindromën Down.