Me datë 23 Janar, duke filluar nga ora 5 pasdite në Herceg Stjepan Kosaqa në Mostar do të mbahet një mbrëmje humanitare e quajtur Nuk je vetëm, e organizuar nga shoqata e qytetarëve Zajedno za nas (Bashkë për qytetin tonë). Të gjitha të ardhurat do ti dërgohen Ernes Dzinoviq për trajtim mjekësor. Gjatë këtij eventi, Mostar Majorettes dhe grupi i valltarëve Mo-stars do të performojnë bashkë me Donna Ares dhe shumë të tjerë që iu përgjigjën thirrjes. Çmimi i biletës është 5 BAM (rreth 2,5 EUR). Mund ta ndihmoni Ernesin edhe duke thirrur në numrat +38790291068 (Telekonmi BH) dhe +38792890818 (HR Eronet) në këtë mënyrë dhuroni 2 BAM (rreth 1 EUR) për thirrje.
Në Dhjetor të vitit 2015, Enesi u diagnostikua me kancer pankreatik dhe u hospitalizua në Vienë. Një bllok kimioterapie kushton 4.600 EUR dhe deri tash ai ka përfunduar dy. Enesi është baba i papunë i një vajze 4 vjeçare.
Burim: kosaca-mostar.com