Për vitin e dytë me radhë Eurolink Osiguruvanje do të organizojë një shkollë falas të notit për 120 fëmijë të moshave 7-12 vjeç. Për shkak të interesit të madh nga viti i kaluar, Eurolink përveç në Shkup, shkollat e notit do të realizohen në Kavadar dhe Manastir.

Regjistrimi për shkollën verore të notit fillon në:

- Shkup nga data 01.06.2017 deri 08.06.2017.

- Manastir prej 26.06.2017 deri 07.03.2017.

- Kavadar prej 07.07.2017 deri 14.07.2017.

Prindërit mund të regjistrojnë fëmijët e tyre duke dërguar një mesazh në adresën e mëposhtme plivajiuzivaj@eurolink.com.mk duke dërguar informacionin e mëposhtëm: emrin dhe mbiemrin e fëmijës, moshën, lartësinë, peshën, emrin e një prindi dhe numrin e telefonit të kontaktit të prindit. Eurolink Osiguruvanje do të sigurojë kapelat e notit, peshqirë dhe pajisje ndihmëse për kandidatët e përzgjedhur.

Shkolla verore e notit falas është një aktivitet brenda programit për përgjegjësinë sociale të kësaj kompanie: Eurolink - marrëdhënia juaj me vlerat e duhura, përmes të cilave realizohen çdo vit projekte të ndryshme nga fusha e arsimit, kulturës dhe artit në vend.