Nëse rastësisht ndodheni ne Prizren dhe dëshironi të pini një kafe, ju sugjerojmë të shikoni këtë kafenenë e re te hapur të quajtur Bistro Garden X 21. Përpos një filxhan kafe të mrekullueshme, do të keni mundësi të kontribuoni në një biznes i cili punon për të mbështetur personat me Down Syndrome.
Kafeneja është themeluar nga shoqata Doën Syndrome Kosova e cila punëson dhe trajnon personat me Down Syndrome, duke krijuar një ambient gjithpërfshirës.
Shumica e të rinjëve me Doën Syndrome pasi të mbarojnë shkollën e mesme qëndrojnë në shtëpi, në mungesë të mundësive për këtë kategori. Ky program do t’i aftësojë ata dhe ndihmojë të krijojnë një jetë më të pavarur – tha Drejtoresha e Down Syndrome Kosova, Znj. Sebahate Beqiri.
Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale i ka falemnderuar të gjithë donatorët dhe ka inkurajuar të gjithë mbështesin këtë projekt dhe projektet tjera të karakterit të tillë që ato të jenë më të qëndrueshme.
Burim: http://prizrenpress.com/