Vëlla e Motër të talentuar, Farije dhe Bajram Mehmeti, jetojnë në një fshat të quajtur Lepina, që gjendet jashtë Prishtinës. Fshati ka infrastrukturë të varfër, nuk ka transport dhe virtualisht nuk ka asnjë lidhje me artin. Pavarësisht kësaj, të dy ata kanë vazhduar të pikturojnë për vite tashmë, dhe dëshirojnë të vazhdojnë edukimin e tyre artistik dhe të sigurojnë të njëjtën mundësi për fëmijët dhe të rinjtë nga fshati i tyre. Me ndihmën e miqve, ata e filluan një kampanjë për mbledhjen e fondeve në platformën KosovaIdeas, dhe tani ata kanë nevojë për më shumë ndihmë për të përfunduar atë që e kanë nisur.

Në pamundësi për të marrë edukim adekuat në fushën e artit, por me dashuri të madhe për artin që nga fëmijëria, Bajrami filloi të merret me art më seriozisht kur ai njoftua me një piktor lokal, i cili e mori atë si student të tij dhe i mësoi atij të gjitha teknikat e pikturimit që i dinte. Pastaj, Farija filloi gjithashtu të pikturojë duke e parë vëllain e saj. Të dy ata kanë stile të ndryshme dhe janë të interesuar në fusha të ndryshme: ai gjen inspirim në natyrë dhe skena nga jeta e komunitetit Rom, kurse asaj i pëlqen të pikturojë portrete të grave Rome dhe shallet e tyre shumëngjyrëshe, dhe tekstilin që është pjesë e kulturës së tyre, mirëpo, që të dy ata e përdorin artin si një mënyrë e të shprehurit të vetvetes dhe ruajtjes së kulturës dhe traditës së tyre.


Ky projekt do të u siguronte atyre me hapësirën e nevojshme për të vazhduar punën në veprat e tyre artistike, por gjithashtu për t’u mësuar artin të rinjve të cilët nuk kanë qasje në të. Një studio arti e ndërtuar në një kontejner metali e konstruktuar nga miqtë e tyre arkitektë, do të mbulonte problemet me të cilat ata përballen çdo ditë. Një gjë tjetër e mirë për këtë platformë për ngritjen e fondeve është se ata kanë një listë buxhetore me materialet të cilat ju nevojiten, dhe vlerën e përafërt të secilës prej tyre të cilat përdoren për ndërtimin e një studioje, duke siguruar transparencë në secilën kampanjë. Një donacion i vogël mund të ketë efekt të madh për një kauzë si kjo: ndihmoni këta artistë të vazhdojnë ëndrrat e tyre, dhe të sjellin më shumë njerëz së bashku përreth artit.