Organizatorët e Festivalit të 14të të punimeve të dorës për herë të parë janë duke organizuar një aksion për të ngritur fonde përmes shitjes së fenerëve. Vizitorët mund të blejnë fenerë për 25 HRK ( 3 EUR) dhe të vendosin se cilit shoqate humanitare dëshirojnë t’ua dhurojnë paratë.
Opsioni i parë është Shoqata “ Naš san njihov osmijeh” (Ëndrra jonë buzëqeshja e tyre) e cila që nga viti 2010 promovon humanizmin, mirësinë dhe dashurinë për racën njerëzore. Shoqatat kanë aktivitete të përditshme për sigurimin e ndihmave humanitare, asistencë ligjore dhe asistenca të tjera për njerëzit në nevojë. I dyti është Shoqata për Mirëqenien e Kafshëve “ Ruka šapi” të cilët nuk kanë strehë të përhershme, prandaj 50 vullnetarët e kësaj shoqate vazhdimisht sigurojnë strehë për kafshët e braktisura.
Fenerët do të ndizen dhe do të lëshohen në qiell të Shtunën me 5 Nëntor në sheshin Pula Forum.
Burim: facebook.com