Agjencia Kovaçiq dhe Spaiq, nga Beogradi, Serbia, zgjodhën të mbështesin dhe financojnë një festival dy-ditor kushtuar të gjithë prindërve, atyre që duan të bëhen prindër dhe profesionistë nga fusha. Ngjarja do të zhvillohet në KC Grad në Beograd, më 16 dhe 17 shtator dhe do të mbajë punëtori të shumta, panele diskutimi dhe ligjerata të dobishme.
Disa nga 20 folësit në këtë ngjarje përfshijnë një epidemiolog, një gjenetolog, mjekë dhe pediatër, blogerë të stilit të jetesës, dhe mami e asistene lindjesh. Të gjithë folësit dhe pjesëmarrësit janë duke ndarë vullnetarisht kohën dhe diturinë e tyre për këtë kauzë, e cila do të ndihmojë dhe bashkojë shumë individë të interesuar, profesionistë dhe organinzata dhe do të pajisë pjesmarrësit njohuri dhe aftësi të dobishme. Organizatorët shpresojnë të mbështesin prindërit dhe familjet në Serbi dhe të japin hapësirë për një diskutim të hapur publik për disa nga temat më të rëndësishme, si roli i teknologjisë në jetën e fëmijëve, vaksinimi dhe gjenetika.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i ngjarjes do të jetë një shkëmbimi midis të ftuarve dhe një kënd humanitar, ku ata mund të lënë donacione dhe mallra për fëmijët nga Qendra për kujdesin e foshnjave, fëmijëve dhe të rinjve Zvečanska dhe dy spitaleve të fëmijëve: Klinika Tirshova dhe Instituti Majka I dete.
Burim: http://www.b92.net