Fëmijët, pacientë në klinikën e Pediatrisë, Psikiatrisë dhe Kirurgjisë në QKUK u janë gëzuar dhuratave nga nisma Babadimri ekziston. Kjo nismë po organizohet për herë të dytë duke ndihmuar qindra fëmijë dhe familje në nevojë. Për këtë vit ata mblodhën para, rroba dhe gjësende tjera të cilat i mbështollën në formë dhuratash dhe i dërguan te fëmijët që këto festa do ti presin në ambiente spitalore.
Burim: kosovapress.com