Ndërmarrësi pejan, Adnan Hyseni ka vazhduar me aktivitetin e tij humanitar. Këtë herë ai ka ndihmuar 10 familje në nevojë me paketa ushqimore që arrijnë vlerën prej 150 EUR dhe të cilat konsiderohen të mjaftueshme për një muaj. Vlera totale e ndihmës arrin 1.500 EUR. Ditë më parë, Hyseni bashkë me këngëtarin Labinot Tahiri, kanë arritur të grumbullojnë paratë për ti ndërtuar shtëpinë Teuta Krasniqit nga Peja me pesë fëmijë, e cila jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike.