Më shumë se 7.500 njerëz janë aktualisht të bllokuar në Serbi, të cilët po jetojnë në kampe të mbipopulluara dhe vendbanimet joformale. Shteti ka rënë dakord me BE-në për të pritur deri në 6.000 njerëz, prej të cilëve vetëm 3.140 jetojnë në ambiente të përshtatura për dimër.
Në Beograd, rreth 2.000 të rinj, kryesisht nga Afganistani, Pakistani, Iraku dhe Siria janë duke fjetur në ndërtesa të braktisura në qendër të qytetit, ndërkohë që temperaturat po ulen deri në -20 ° C.
Për të ndihmuar ata të mbijetojnë një nga dimrat më të vështira në historinë e kohëve të fundit në Sebri, një grup prej 15 vullnetarësh aktivistë dhe të përkushtuar, morën me me qira një depo të madhe si qytetarë privatë dhe filluan ta mbushnin atë me me rroba, këpucë, xhaketa, batanije, përgatitën ushqim, biskota, fruta dhe furnizime të tjera të cilat tashmë janë një litar shpëtimi shumë persona.
Një herë në muaj, ekipi i liston të gjitha sendet dhe shërbimin e siguruar me fondet e mbledhura. Edhe donatorët janë të ftuar për t'u bashkuar me grupin në Facebook, ku detajet e punës janë të paraqitura.
Vizitoni faqen e fushatës dhe dhuroni në: http://bit.ly/2liOJd3.
Burim: youcaring.com