Fundjavën e kaluar (25-26 Qershor), në hotelin Ramada në Podgoricë u mbajt një sfilatë humanitare e quajtur Nata e modës Ramada. Kjo sfilatë iu dedikua shoqatës së parë të prindërve të fëmijëve ose të rinjve me nevoja të veçanta.

Studentët e gjeneratës së dytë të shkollës së modelimit morrën pjesë në sfilatë duke bartur rrobat e OVS, New Industry, Moda M, Sara modni atelje dhe brendet Poletarac. Programi u hap nga balerina Bobana Otasheviq, kurse në të morrën pjesën muzikantë si Andrijana Bozhoviq dhe Bane Nedoviq. Çmimi i biletës ishte 5 EUR, kurse gjithë të hollat e mbledhura nga shitja e biletave iu dhuruan shoqatës.