Një numër i madh artistëve dhe këngëtarëve nga Kosova dhe Shqipëria morën pjesë në organizimin e mbajtur të Shtunën me datë 22 Tetor, në sallën e sporteve “ Bashkim Selishta” në qytetin e Gjilanit, i cili kishte për qellim mbledhjen e mjeteve financiare për vajzën 23 vjeçare Edona Demaku e cila vuan nga një sëmundje e rëndë.
Organizimi i quajtur “ Nata e Edonës” gjatë një natë në qytetin e Gjilanit, vetëm nga shitja e biletave mblodhi 10.000 EUR të cilat do të shkojnë për shërimin e Edona Demaku. Aktivitete të ngjashme për Edonën u mbajtën gjatë gjithë javës. Organizatorët dhe familjarët e Edonës falemnderuan këngëtaret dhe artistët për vullnetin e tyre të mirë dhe të gjithë ata cilët kontribuuan në çfarëdo forme për shërimin e Edonës.
Burim: gazetatribuna.com