Me rastin e ditëlindjes së tyre të 10-të, kompania M:tel ka dhuruar pajisje të gjeneratës së fundit për ventilimin mekanik të mushkërive për Qendrën e Nenatologjisë në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Respiratorë të kulatitetit të lartë të prodhuar nga Hamilton Medical mund të përdoren për nevojat e kujdesit intensive neonatal, duke mbështetur të gjitha llojet bashkëkohore të ventilimit mekanik dhe gjithashtu për mbështetje noninvasive respiratore të frymëmarrjes, për ventilim të plotë për të posalindurit dhe më e rendesishmja për nevojat e pacientëve më të rinjë – të posalindurit para kohe, duke u ndihmuar atyre direkt në luftën e tyre për jetë që në fillim të saj.
Përfaqësuesit e kompanisë M:tel theksuan se nuk ka mënyrë më të mirë për të filluar vitin e ri të biznesit përpos përmes një donacioni të tillë, me qëllim për të ndihmuar fëmijët më të vegjël.
Burim: kccg.me