DM-Drogerie Markt Croatia doo iu bashkua kampanjës “Movember” duke organizuar një event për mbledhjen e fondeve në dyqanin e tyre në qendrën e qytetit në Qendrën Tregtare “Zagreb West”.
Të Shtunën 19 Nëntor, komediani i famshëm kroat Ivan Šarić, nikoqiri i radios Daniel Bilić dhe muzikanti David Vurdelja, aka Baby Dooks, morën rolet e shitësve dhe mblodhën 14.000 HRK ( rreth. 1.860 EUR) për Institutin Ruđer Bošković.
Laboratori i Institutit për Kancerin e trashëguar është institucioni kryesor në Kroaci për procesin e kërkimeve të kimioterapisë dhe për kurën e kancerit.
Fushata “Movember” filloi në vitin 2004 iniciuar nga Fondacioni “Movember” nga Australia, e cila gjatë viteve është bërë fushata e njohur në mbarë botën, përkushtuar për të inkurajuar njerëzit që të kujdesen më mirë për shëndetin e tyre.
Burim: dm-drogeriemarkt.hr