Rruajtja dhe rregullimi i mustaqeve në kafenenë “Pause” me datë 1 Nëntor ka shënuar zyrtarisht fillimin e “Movember” në Banjallukë. Çdo anëtar i kësaj lëvizje është i obliguar të jetë i rruar pastër dhe në 30 ditët e ardhshme t’i rrisë mustaqet. Nuk duhet të ketë asnjë qime të mbetur në mjekër apo faqe.
Edicioni i 4-të i “Movember” ka për qëllim ngritjen e vetëdijes lidhur me kancerin e prostatës dhe atë testikular dhe të organizoje aksion humanitar për ngritjen e fondeve për mbështetjen e personave të cilët vuajnë nga këto lloje të kancerit.
Asociacioni joformal “Superbrke” ( Supermustaqet) do të mbledhë të holla në fondin Mustaqe gjatë muajit Nëntor me qëllim të mbështetjes së Vjekoslav Cerović nga Doboj dhe Miroslav Todorović nga Banjaluka të cilët vuajnë nga këto lloje të kancerit dhe gjenden në kushte të vështira ekonomike.
Asociacioni Budimo Ljudi ( Të jemi njerëz) e ka mbështetur këtë aksion duke dhuruar 500 BAM dhe duke siguruar mbështetje logjistike duke siguruar llogarinë bankare për donacionet.
Njerëzit të cilët dëshirojnë të mbështesin këtë aksion gjithashtu mund të blejnë bluza me llogo të “Movember” me çmim prej 20 BAM dhe të ardhurat nga shitja e këtyre bluzave do të shkojnë për fondin “Brkin” ( Mustaqe). Bluzat mund të gjinden në kafenenë “Pause” në Banjallukë ose të porositën përmes profilit “ mojamaja” në Instagram.
Burim: http://www.nezavisne.com