Kompania Telemach dhuroi 6,000 BAM (rreth 3.067 EUR) organizatës Mala për vazhdimin e krijimit të Bankës së palcës së eshtrave të Bosnjes dhe Hercegovinës. Të martën, me datë 2 shkurt në ora 20:10 përmes programit të drejtpërdrejtë të radios dhe televizionit të Bosnjes dhe Hercegovinës (BHRT), qytetarët e këtij vendit do të mund të marrin pjesë në fushatën Me zemër për Bankën e palcës së eshtrave e cila do të mbahet në hotelin Terme na Ilidzi ku ata do të mund të flasin me shumë njerëz të famshëm si Zheljko Bebek, Neda Ukraden, Tijana Dapqeviq Donna Ares dhe të dhurojnë 2 BAM (rreth 1 EUR) për thirrje.
Burim: http://www.zenicablog.com/