Ceremonia e ndarjes së çmimeve të projektit ''Reciklim?!-THUAJ PO!'' i implementuar në shkolla fillore të Shkupit, u mbajt për herë të tretë radhazi me datë 30 Shtator në qendrën sportive ''Boris Trajkovski''. Iniciatorët dhe mbështetësit më të mëdhenj të këtij projekti, kompania Pakomak për paketim dhe menagjimin e mbeturinave si dhe banka Sparkasse në Maqedoni, ndanë çmimet për shkollat më të mira pjesëmarrëse.Këtë vit, 31,344 studentë nga 60 shkolla fillore në komunat e Gazi Babës, Karposhit, Centarit, Aerodromit, Gjorche Petrov dhe Kisela Vodës kanë mbledhur shishe plastike dhe kanë mësuar rreth rëndësisë së reciklimit të mbetjeve nga paketimi, kohës sa zgjatë disintegrimi i materialeve në natyrë, efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtrishme, në mënyrë që të realizojnë përfitimet nga trajtimi i mbetjeve nga paketimi dhe mbrojtja e mjedisit.
Burim: tocka.com.mk