Kompania Televizive Croate (HRT) shënoi 91 vjetorin e Radios Kroate dhe 61 vjetorin e Televizionit Kroat duke organizuar javën e tij tradicionale humanitare me titull Me Ne, Nuk Je Vetëm. Këtë vit HRT mbështeti fushatën humanitare, e nisur nga Shoqata Phoenix, me një qëllim për të siguruar fonde për pajisjeve të nevojshme për Laboratorin në Institutin për Onkologji dhe Hematologji Pediatrike Dr. Mladen Ćepulić.Fushata nisi të hënën, 8 maj dhe finalja e madhe u zhvillua të shtunën, 14 maj me një concert të madh dhe Shfaqen Telethon, ku u transmetua në kohë reale. Shumë musikantë të njohur si Oliver Dragojević, Vanna, Marko Tolja, Urban, Frajle, dhe Amira Medunjanin kënaqën shikuesit, ndërkohë që shumë individë iu përgjigjën telefonit dhe bënë një bisedë të vogël me donatorët. Vlera totale e grumbulluar ishte 830,000 HRK (rreth 112,000 EUR) nga të cilat , 720,000 HRK (rreth 97,000 EUR) do t’i dhurohen fushatës së Shoqatës Phoenix, dhe pjesa tjetër do të shkojë për një fushatë tjetër humanitare.
Burim: http://www.jutarnji.hr