Mbrëmja e shtatë bëmirëse “Me dashuri zemrat e guximshme” u organizua ne Banjallukë me 27 Dhjetor. Të gjitha të hyrat do të dhurohen për Qendrën e parandalimit të kufizimeve zhvillimore ”Për nënën dhe fëmijën”.
Manifestimi u mbajt në Qendrën Administrative të Qeverisë se Republikës Serbe me pjesmarrjen e presidentit Milorad Dodik, kryeministrit Zeljka Cvijanovic, kryetarit të Asamblesë kombëtare Nedeljko Cubrilovic, ministra dhe të famshem. Ata iu drejtuan qytetarëve të cilët dhuruan 1 BAM ( 0,51 EUR) duke thirrur. Në të njejtën kohë, kishtë një concert humanitar në Trg Republike me pjesmarrjen e yjeve vendorë dhe nga rajoni.
Nga kabineti i presidentit do të dhurohen 700.000 BAM (357.904 EUR) dhe 600.000 BAM të tjera (306.774 EUR) pritet të mblidhen në eventin bamirës. Qyteti i Banjallukës ka siguruar tokë për ndërtimin e Kocicev vijenac.
Qendra për parandalimin e kufizimeve zhvillimore “Për nënën dhe fëmijën” do të jete institucioni unik në Republiken Serbe që do te jetë në gjendje të sigurojë rehabilitim, trajtim dhe diagnosifikim në të njejtin vend. Shoqata aktualisht ka 44 fëmijë me zhvillim të kufizuar.
Burim: 6yka.com