Komuna e Aerodromit, në Shkup, është përfshirë në një iniciativë ekologjike humanitare të quajtur One Plastic Cap - Hope.
Kjo ngjarje është organizuar për të mbledhur tapat plastike që do të dërgohen në Turqi, ku do të riciklohen dhe për çdo 250 kilogramë, do të merret një karrocë. Një familje ka nevojë për një karrige me rrota, por ata nuk kanë munësi ta blenë vetë atë.
Kjo ngjarje organizohet nga Shoqata e Studentëve të Mjekësisë të Maqedonisë"- MMSA. Ata ftojnë publikun për tu ardhur në ndihmë familjen në nevojë, me mbledhjen e tapave të cilat duhet të grumbullohen në ambientet e Komunës së Aerodromit.
Burim: facebook.com