Ivana Gligorić, një vajzë nga një fshat i afërt me Loznicën, vendosi të përdorë festën e ditëlindjes për të ndihmuar një kauzë të mirë - në vend që të merrte dhurata nga mysafirët e saj, u kërkoi atyre të dhurojnë para për "Gjithmonë Me Fëmijët" (Uvek sa decom), një shoqatë që ndihmon në trajtimin e fëmijëve me kancer dhe familjet e tyre.
Gjatë mbrëmjes, ajo dhe miqtë e saj mblodhën 900EUR (1107.000 dinarë) në kutitë e donacioneve dhe përmes donacioneve të SMS. Nga shuma e plotë, 300 EUR (370 Dinar) iu është dhurua direkt Nikollës, mikut të saj që ende po trajtohet në Institutin për Onkologji dhe Radiologji të Serbisë, ndërsa pjesa tjetër i është dhuruar shoqatës.
Ivana e mori idenë gjatë planifikimit të festës së saj: "Ka shumë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë gjatë trajtimit. Unë kisha një tumor në femur dhe e di se sa para duhet për të paguar për terapi dhe trajtime. Për shkak se unë nuk mund të mblidhja një shumë të madhe parash, e nisa idenë kur po shpërndaja ftesat për ditëlindjen time dhe kuptova se do të kishte rreth 500 njerëz, që së bashku mund të bëjmë diçka të mirë dhe të dobishme".
Burim: http://www.blic.rs