Organizata e sapo formuar Together in Progress ka nisur një fushtë për gritje fondesh për të udhëhequr rritjen ekonomike të vajzave dhe grave fermere nga Gjakova. 

Ata duan të trajnojnë dhe të fuqizojnë fermeret nga Gjakova dhe të krijojnë një brend të ri me produktet e bulmetit të quajtur "Nga Nëna". Këto produkte do të ofrohen tek “Namasgjahu”, një treg që në të shkuarën është përdorur për të njëjtin qëllim. 

Por për t’i bërë këto të mundura Together in Progress ka nevojën e të gjithëve!!!

Qëllimi i tyre është të grumbullojnë 10.000EUR, në mënyrë që të arrijnë:

  • Vendosjen në treg të grave fermere të zonës rurale të Komunës së Gjakovës
  • Zhvillimin profesional të grave fermere të Komunës së Gjakovës
  • Ofrimin e një shërbimi të ri në zemër të qytetit
  • Ringjalljen e Pazarit të Bylmetit në qytetin e Gjakovës

Dëshironi të mbështetni këtë fushatë? Ndiqni linkun për të parë fushatën e plotë dhe për të dhuruar.