Qendra për Nënat është një organizatë jo-fitimprurëse nga Serbia, e themeluar në vitin 2012 për të mbështetur nënat, për të advokuar  për të drejtat e tyre dhe për t'u dhënë këshilla ligjore falas për nënat nga e gjithë Serbia.

Organizata beson se fuqia e nënave qëndron në unitetin e tyre - nënat duhet të mbështesin njëra-tjetrën, dhe për këtë arsye kjo qendër punon për të sjellë së bashku nënat përmes ëorkshopeve për të identifikuar problemet që ato përbalin çdo ditë, ku nënat mund të shkëmbejnë mendimet, përvojat, sfidat dhe sukseset.

Megjithatë, nënat kanë nevojë për ndihmën tonë tani.

Qendra për nënat tashmë ofron ndihmë ligjore me e-mail, dhe ëorkshope që aktualisht zhvillohen vetëm në Beograd dhe për këtë arsye nuk janë në dispozicion për nënat nga pjesa tjetër e vendit. Për të bërë këto aktivitete dhe informacion të disponueshëm për të gjithë nënat në Serbi, Qendra për nënat do të krijojë një platformë të quajtur "ForMoms", ku ata mund të gjejnë një udhëzues ligjor on-line, i cili do të ofroj informacion në lidhje me lejen e lindjes, kompesimet per prindërit dhe fëmijët, të drejtat në rastin e papunësisë, të drejtat e grave gjatë lindjes ... në një mënyrë të kuptueshme dhe të thjeshtë.

Paratë e mbledhura do të përdoren për të nisur këtë platformë, pagesën e avokatit për të shkruar udhëzimin dhe blerjen e programeve në ëebinar. Çdo dinar i mbledhur, Fondacioni Trag do t’a dyfishojë meqënëse Qendra për nënat është pjesë e programit " Successful Fundraising ", mbështetur nga USAID.

Qendra për nënat beson se nënat janë themelet e çdo shoqërie, dhe se, duke i mbështetur ato, mbështesim të gjithë shoqërinë. Prandaj, na lejoni të krijojme njohje dhe bashkëpunime dhe të mbështesim nënat, një nënë e lumtur do të thotë një familje e lumtur!

Më shumë rreth Qendrës për nënat mund të gjenden në  http://centarzamame.rs.